Në kërkim nga Interpoli, bashkëshorti i Angela Martinit arrestohet në Mykonos

Bashkëshorti i Angela Martinit, Dragos Savulescu, është arrestuar ditën e djeshme në Mykonos. Lajmin e arrestit e dhanë mediat greke.

Sipas medias greke Protothema, biznesmeni rumun është vënë në pranga bashkë e një person tjetër në ishullin luksoz, ku ka shpenzuar shifra marramendëse në jahte dhe restorante. Thuhet se për kapjen e tij u përfshinë zyrtarët e Nën Drejtorisë së policisë së Mykonos.

Në fillim të vitit 2019, Dragoș Savulescu u dënua me 5.5. vite burg për shkak të përfshirjes në skandalin e përvetësimit të 114 milionë euro së bashku me ish-kryeministrin e Konstancës, Radu Mazare,Cristi Borcea dhe të pandehur të tjerë që u shpallën fajtorë.

Pas vendimit të autoriteteve, ai u arratis në Itali (Napoli), por ditën e djeshme u arrestua përfundimisht.

Me kërkesë të autoriteteve rumune për pjesëmarrje në një organizatë kriminale dhe për mashtrim kundër shtetit Interpoli lëshoi urdhër arresti.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *