Në kërkim për atentatin në Berat, arrestohet njëri prej autorëve

Një nga tre personat e shpallur në kërkim për atentatin e organizuar në Berat është arrestuar mbrëmjen e sotme. Mësohet se në pranga nga rënë një i ri nga Korça me emrin Arli Shehu. 30-vjeçari së bashku me Hamit Berisha, 55-vjeç nga Kosova dhe Ermal Gora, 43-vjeç nga Tirana, planifikuar një atentat në Berat, por nuk dihet emri se kujt.

Por të gjendur nën presionin e policisë ata kanë fshehur automjetin në fshatin Moravë. Nga kontrolli në banesën e njërit prej personave të shpallur në kërkim, konkretisht në banesën e Gorës, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 2 radio marrëse-dhënëse, dylbi, dorashka dhe lëndë djegëse.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *