Një 26-vjeçar është arrestuar në Itali, pasi ishte në kërkim ndërkombëtar për drogë.
Mediat italiane bëjnë me dije se i riu është kapur në qytetin Rieti gjatë një kontrolli rutinë nga policia në rrugën Via Salaria per l’Aquila.
Pritet që shqiptari të ekstradohet në Shqipëri ku duhet të vuajë dënimin e mbetur.