Policia e Tiranës ka arrestuar një person të shpallur në kërkim për veprën penale “Ngacmim seksual”. Sipas policisë, Rexhep Karaj., 54 vjeç, i cili u arrestua nga Seksioni i kërkimit në Drejtorinë e Policisë, është i dënuar me 3 vjet burgim.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u ndalua shtetasi në kërkim Rexhep Karaj., 54 vjeç, ( i kapur nga Seksioni i kërkimit) sepse Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 3 vjet burgim, për veprën penale “Ngacmim seksual”, njofton Policia.
Ndërkaq, Hetuesit e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 arrestuan në flagrancë shtetasin E. K., 45 vjeç, pasi për motive të dobëta ka goditur me sende të forta dhe me një mjet prerës (thikë) shtetasin R.M.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.