Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen që ndodhi gjatë natës në Sarandë. 3 persona të armatosur qëlluan me kallashnikov drejt një biznesmeni duke e plagosur. Mësohet se një prej autorëve të shpallur në kërkim, Redjan Hadëri nuk është një emër i panjohur për policinë.
Në vitin 2017 ai u arrestua në Tepelenë për akuzat “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”.
Sipas policisë, Andrea Caushi, 35 vjeç Visi Caushi, 33 vjeç (vëllezër) si dhe Redjan Hadëri, 33 vjeç, të tre banues në Tepelenë akuzohen se kanë plagosur biznesmeni Spiro Iljadhi dhe kalimtarin e rastit, Mario Jani.
Kujtojmë se Iljadhi ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në spital në Tiranë.
/Priza.al/