Në kërkim për prodhim dhe shitje narkotikësh, arrestohet 40 vjeçari

Një tjetër shtetas ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme. Alfred Hidhi, banues në fshatin Dritas, në Zall-Herr.

40 vjeçari ishte i shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje narkotikëve. Ky i fundit është dënuar nga Gjykata pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve.

Njoftimi i Policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Zall-Herr”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– Alfred Hithi, 40 vjeç, banues në fshatin Dritas, në Zall-Herr.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *