Në kërkim për vjedhje, arrestohet shtetasi në Gjirokastër

Një shtetas është arrestuar në Gjirokastër, pasi ka thyer masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’.

Shtetasi me iniciale K.Ll është dënuar nga Gjykata për veprat penale “Vjedhja” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Njoftimi i policisë:

Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, arrestohet në flagrancë nga Policia.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin K. Ll., banues në  Gjirokastër, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, duke dalë jashtë banesës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *