Në kërkim për vrasje dhe armëmbajtje, pranga 27-vjeçarit në Durrës

Një 27-vjeçar i shpallur në kërkim për vrasje është arrestuar sot nga policia e Durrësit. Sipas uniformave blu është bërë i mundur arrestimi i Anxhelo Boçi, për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Ky i fundit, në shtator të vitit të kaluar është përfshirë në një sherr me sende të forta dhe ka qëlluar me armë, ku si pasojë humbi jetën një person. Viktimë mbeti Armando Baboçi 39 vjeç, si dhe u plagos djali i tij.

Për këtë ngjarje, gjykata ka lënë në burg më herët  Klodjan Dacin dhe Sergio Tatazin. Gjithashtu është vendosur “detyrim paraqitje” për Argit Kastriotin dhe Endri Cimon, të cilët akuzoheshin për” moskallzim krimi”. Enrik Tatazi iu komunikua masa e sigurisë në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi ishte i plagosur me një plumb në bark.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar.

Bie në prangat e Policisë një 27-vjeçar i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për zbardhjen e plotë të ngjarjeve të ndodhura më parë dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, me qëllim vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, ndaluan shtetasin:

-A. B., 27 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas dyshohet se është i përfshirë në ngjarjen e ndodhur më datë 18.09.2020, në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, ku pas një konflikti të çastit me mjete të forta dhe më pas me armë zjarri mbetën të plagosur shtetasit E. Gj., 19 vjeç, H. T., 23 vjeç dhe shtetasi A. B. (Gj)., 39 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të mara ndërroi jetë në Spitalin Rajonal Durrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *