Një 23-vjeçar shqiptar është arrestuar në Gjermani pasi ishte shpallur në kërkim për vrasjen e një turku.
Mediat gjermane bëjnë me dije se shtetasi Fisnik Hoxha ka qëlluar për vdekje shtetasin turk Mustafa A, 31-vjeç.
Hoxha u arrestua këtë pasdite nga njësitet speciale të policisë së North Rhine-Ëestphalia në Gelsenkirchen, si dhe nuk ka bërë rezistencë gjatë arrestimit. Zyrtarët e dërguan atë në paraburgimin e policisë në Gelsenkirchen. Fisnik Hoxha do të sillet para një gjyqtari në Gelsenkirchen dhe do të dërgohet në Kiel në ditët në vijim