Juventus mbetet në kërkim të një sulmuesi gjatë merkatos së janarit, por mbetet për tu parë se kë do ti ofrojnë drejtuesit e klubit trajnerit Allegri. Alternativat nuk mungojnë, shtohen javë pas jave, ndërsa së fundmi në skenë del edhe Pierre Erick Aubameyang.
Sigurisht në janar nuk është e lehtë të lëvizësh, aq më tepër që “Zonja e Vjetër” nuk dëshiron të shpenzojë shumë. Drejtuesit e klubit po mendojnë të afrojnë Aubameyang në formë huazimi deri në fund të sezonit me të drejtë blerje me titull përfundimtar në qershor.
Jo vetëm Aubameyang, më herët është folur për një interes për Matrial, sulmuesit e Man.United, ndërsa në listën e dëshirave qëndrojnë edhe Icardi e Vlahovic.
/Priza.al/