Diplomatët grekë të akredituar në Tiranë në bashkëpunim me komisionet shqiptare kanë rënë dakord për gërmimin e një fushe përbri stadiumit të qytetit të Përmetit, për gjetjen e trupave të ushtarëve grekë të rënë në luftën italo-greke gjatë viteve 1940-1941.
Parcela do të shtrihet me një gjatësi prej 80 metrash dhe gjerësi 40 metra. Në vendin e përcaktuar për gërmime ka përfaqësues nga trupi diplomatik grek i akredituar në Tiranë, si dhe juristi i Prefekturës së Gjirokastrës.
Mendohet se në këtë parcelë ka një varr masiv të ushtarëve grekë, ku sipas komisionit të përbashkët vlerësohet të jenë varrosur mbi 100 trupa.
/Priza.al/