‘Në këtë vend po rriten kuçedra!/ ‘Shpërthen’ i zemëruar Erion Kristo: Ja pse duhet të jetojë monstra që vrau 8-vjeçarin…

Gazetari, pedagogu dhe aktivisti i shoqërisë civile, Erion Kristo, ka reaguar sot ashpër për krimin makabër të ndodhur dje në një fshat në Fier, ku një fëmijë 8-vjeçar u vra dhe u gropos nga fqinji i tij.

Në emisionin “Breaking” në “Top News”, Kristo u shpreh policia duhet të bëjë punë paraprake për të parandaluar krime të tilla.

Reagimi i pedagogut vjen në një kohë kur pas ngjarjes së rëndë ka një kërkesë nga shoqëria për vendosjen e dënimit me vdekje, gjë që përsëritet sa herë ndodhin krime të tilla.

Por sa mund t´a zgjidhë problemin rikthimi apo ri-vendosja e dënimit me vdekje në Shqipëri, në një vend kur për krime të rënda janë dhënë edhe vendime qesharake, përfshi edhe monstrën 38-vjeçar që vrau 8-vjeçarin?

“Ne si shoqëri duhet të mësojmë të reagojmë. Ne nuk dimë të reagojmë, ky është fakt konkret. Mirë që nuk thanë të ngjallët Enveri nja 2-3 ditë. Kemi arritur në pikën e përdorimit nul të arsyes.

Ky është një muhabet kot. Në fakt dënimi me vdekje do ishte ilaç për atë person. Ai duhet të jetojë dhe të vuajë. Shumë nga ata persona, kur shkojnë në burg i japin fund jetës.

Dënimi me vdekje është një kthim pas kot. Humbje energjie. Shqiptarët duhet t’u kërkojnë institucioneve të reagojnë. Jo po digje, jo po vare… Nuk mund të merremi me gjëra që nuk kanë kuptim. Në këtë vend nuk po rriten njerëz, por kuçedra”,- tha Kristo.

Sipas tij, problem nuk është krimi, këtu problemi është tek kujdesi dhe vëmendja.

“Shteti nuk na mbron, institucionet tregohen të paafta, para se krimi të ndodhë. Policia duhet të bëjë një punë paraprake, me komunitetet. Nuk mund të lihen fëmijët rrugëve. Nuk ka nevojë që të na bëhen të gjithë si ekspertë. Kam protestuar pa fund për ngjarje të tilla. Shteti duhet të jetë më i përgjegjshëm. Jam shumë kurioz se çfarë do ndodhë me organet e drejtësisë.

Kemi një gjyqtar në Fier që lëshoi një kriminel, që më pas vrau ish-gruan. Fjalimi i kryeministrit dhe kryeparlamentares janë nul. Vetëm thonë ngushëllime. Kaq them edhe unë. Jemi të dy njësoj. Jemi në rrafshin e të mos bëri asgjë”,- tha Kristo.

/Burimi: Top News/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *