Në këto mënyra trupi ju tregon se po vuani nga ankthi

Shfaqni shenja të ndryshme në trup

Stresi ndikon në të gjitha organet e trupit. Lëkura është një nga ato.

Shkoni shpesh në tualet

Urinimi i shpeshtë është një nga simtomat e ankthit. Njëkohësisht edhe stresi mund të shkaktojë kapsllëk.

Nuk mund të përqëndroheni

Ankthi mund t’ju shpërqëndrojë në mënyrë që të mos keni mundësi të përqëndroheni në diçka për orë të tëra.

Jeni vazhdimisht të lodhur

Lodhja trupore nuk ndalon asnjëherë, edhe kur qëndroni në shtëpi gjatë pushimit.

Ndieni muskujt të fortë

Është një tjetër simptomë e ankthit.

Keni vështirësi në frymëmarrje

Shtrëngim në gjoks, frymëmarrje shumë e shpejtë, ose simptoma të tjera të frymëmarrjes mund të jenë të lidhura me presionin psikologjik.

Nevrikoseni shpejt

Nëse ju ndodh që të nevrikoseni me gjënë më të vogël, atëherë arsyen duhet ta kërkoni më thellë. Ajo është ankthi.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *