Deputeti Dashamir Shehi është përfshirë mbrëmjen e sotme në një debat me analistin Juljan Zyla, teksa diskutonin për çmimin e energjisë elektrike dhe heqjen e fashës 800 KW nga qeveria.
Të ftuar në emisionin ‘Open’, Zyla, sipas panelistëve të tjerë ishte duke mbrojtur qeverinë, gjë që nuk i ka pëlqyer Shehit dhe e ka ironizuar.
“Më vjen keq që ka ikur Enver Hoxha, djem si ju do bënit karrierë”, i ka thënë Shehi analistit Zyla, ndërsa ky i fundit i është kthyer duke e quajtur “politikan të vjetër dhe shumë të dëshpëruar.’
Zyla: Unë s’mbroj qeverinë, mos më bëj komplimente kot. Do kishte zemërim të njerëzve nëse do ishte kapriço e qeverisë. Luftën në Ukarainë nuk po e shpik Rama. Kjo qeveri po përpiqet ta menaxhojë këtë krizë. Ndërsa ka pa qeveri të tjera që s’kanë menaxhuar asnjë përmbytje në Shkodër.
Shehi: Më vjen keq që ka ikur Enver Hoxha, djem si ju do bënit karrierë
Zyla: Keni bërë ju karrierë
Shehi: A ndjen një lloj sakëlldie për atë që thua vetë! Për këtë dritë që të jep kjo qeveri! Më dhe ndjesi shumë të keqe.Ty ishalla të bëjnë mas Ramës. Nuk flet njeriu kështu në 2022.
Zyla: Ju politikanët e vjetër keni teknikë shumë të dëshpëruar.
Shehi: Mua më vjen zor të diskutoj me ty, por më ka thirr kjo! A e merr vesh ti a jo.
Zyla: Për çfarë ke studiuar ti, unë kam studiuar shkenca politike.
Shehi: Po për raketa të kesh studiuar. Unë s’kam fare shkollë jam autodidakt.
Zyla: Jeni inferior, e kuptoj.
Shehi: Të jap një këshillë të vogël. Do me fol ti për energjinë elektrike. Ne po flasim si të dale Shqipëria nga kjo krizë. Meqë qeverinë e vjetër e ka përmbytur Shkodra, që të kthehemi te realiteti e të shohësh ndonjë gjë, të kthehemi te punët e shtetit se ti ske punuar ndonjëherë…
Zyla: Kam punuar në shtetin amerikan, kam qenë punonjës federal.
Shehi: Lëre mo shtetin amerikan. Ka nja 3 milionë punonjës federalë atje. Ajo qeveria që ishte përpara, që nuk ishte më e mira dhe nuk e kam dashur unë, bëri ca gjëra për energjinë elektrike. Bëri Devollin. 40% e energjisë sot merren nga HEC private. Kaloi nëpër Shqipëri edhe një TAP, ishte po e asaj kohe.
Zyla: Edhe NATO, edhe vizat.
Shehi: Di me fol ti për energjinë apo jo. Po ti nuk di me fol. U bë edhe një termocentral në Vlorë, që dështoi. Megjithatë i investua në këtë punë. Kjo qeveria juaj që ka përballuar krizat, u bë 9 vjet që nuk bën kurrgjë,
Zyla: Këta skanë bërë asgjë, ata po.
Shehi: Më thuaj një projekt ti?
Zyla: Skavica.
Shehi: E çmë bën me qesh.