‘Në Kosovë, u shmang Lufta e Tretë Botërore’/ Kantautori i famshëm britanik sjell për ‘BBC Radio’ rrëfimin se çfarë ndodhi me rusët

Kantautori i famshëm James Blunt, e ka përmendur sërish eksperiencën e tij si pjesëtar i ushtrisë britanike gjatë Luftës së Kosovës. Në “BBC Radio 5 Live”, Blunt përmendi një moment vendimtar, kur realisht kishte menduar se nga aty, mund të niste “Lufta e Tretë Botërore”.

Gjatë konfliktit, ai drejtonte forcat britanike në Kosovë dhe kur hynë në Prishtinë ishte në krye të mbi 30 mijë ushtarëve. Në kohën kur ushtria e NATO-s kërkonte kontrollin e aeroportit të kryeqytetit, atje ndodheshin vetëm forcat ruse.

James Blunt flet përsëri për luftën në Kosovë, thotë se e “ndaloi Luftën e Tretë Botërore” - Gazeta Express

“M`u dha komanda e drejtpërdrejtë për të mposhtur rreth 200 rusët që ishin atje”,- tha Blunt. Kjo situatë ishte e papranueshme për liderët e NATO-s, dhe ata urdhëruan Blunt, që të rimerrte kontrollin e aeroportit, por ai u përgjigj: “se nuk ishte i gatshëm të fillonte Luftën e Tretë Botërore”. Pak pas kësaj, “urdhri fatmirësisht u tërhoq”.

“Unë isha oficeri kryesor me grupin e njerëzve pas nesh. Ushtarët rusë përpara meje ishin nga Regjimenti i Parashutistëve, kështu që ata padyshim ishin në lojë për luftë.

James Blunt për BBC e “ndalova Luftën e Tretë Botërore” në Kosovë/ Pastaj rusët na thanë: “Prisni, ne nuk kemi ushqim dhe ujë..." - Bota Sot

Urdhri i drejtpërdrejtë që erdhi nga gjenerali Uesli Klark ishte se, duheshin mposhtur. U përdorën fjalë të ndryshme që na dukeshin të pazakonta.

Fjalë të tilla si ‘shkatërroj’ u dëgjuan në radio”,- tha Blunt dhe shtoi se: “Kishim 200 rusë të rreshtuar duke na drejtuar armët e tyre në mënyrë agresive, që ishte… dhe ju e dini që na ishte thënë të arrinim në aeroport dhe ta merrnim. Dhe nëse do të kishim një pikëmbështetje atje, atëherë do ta bënte shumë më të lehtë jetën për forcat e NATO-s në Prishtinë.

21 skandalet e Rusisë në 21-vjetorin e hyrjes tinëzare të forcave të tyre në Kosovë - KosovaPress

Pra, kishte një arsye politike për ta zbatuar këtë. Dhe pasojat praktike të atij vendimi politik do të ishin agresioni kundër rusëve”,- shtoi ai. Kur James u pyet nëse  ndjekja e urdhrit do të rrezikonte të ndizte Luftën e Tretë Botërore, ai u përgjigj: “Absolutisht. Dhe kjo është arsyeja pse ne po kërkonim udhëzimin tonë nga një gjeneral amerikan.

Fatmirësisht në radio doli gjenerali Mike Jackson, fjalët e sakta të të cilit në atë kohë ishin: ‘Unë nuk do t’i bëj ushtarët e mi përgjegjës për fillimin e Luftës së Tretë Botërore’”.

Haradinaj në Samitin e Bërdos – AktivPress

Blunt sqaroi se pas disa ditësh, rusët i thanë vetë se nuk kishin ushqime dhe ujë dhe i kërkuan ta ndajnë aeroportin me ta.

Zbarkimi i NATO-s në Kosovë mbush 14 vjet - Siguri - Ekonomia

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *