“Ne ku të gjejmë ty” Spiropali replika me Berishën: Doktor i je futur një rruge qorre

Elisa Spiropali nga karrigia e Kuvendit ka shkëmbyer replika me ish-kryeministrin Sali Berisha ku ky i fundit ka akuzuar kyretaren e AMA-s Armela Krasniqi si kryetaren e censurës.

Ministrja u shpreh se me rizgjedhjen e Berishës në krye të PD opozita është duke shkuar drejt një rruge qorre.

Elisa Spiropali: Doktor mendoj se je zgjedhur, je në krye të PD-së, në fakt ngjan më shumë si një rrugë qorre, që ngado që ti biesh të çon askund. I ke mbyllur çdo shteg dhe çdo rrugë opozitës së këtij vendi, për veten dhe familjen tënde je i gatshëm që të djegësh, jo partinë po lirinë.

Kur flet ti për lirinë e medias… Edi Rama është simboli i gazetarit të dhunuar nga regjimi yt, koha e djegies së gazetave dhe redaksive të djegura ka ikur me Sali Berishën, koha kur televizioneve iu bllokoheshin llogaritë bankare ka përfunduar.

Nuk duhet harruar një gjë, të gjitha të zezat që i kanë ndodhur mediave, është pjesë e damkës që të është vënë ty për minimin e demokracisë. Flitet për një kryetare të AMA-s që ka 10 vite që nuk shkel në seli. O Flamur po pse i rri aq afër, se dukesh si shkopi i Flamurit.

Ne ku ta gjejmë të tju kemi ju përballë, por nuk e meriton Shqipëria këtë katandisje.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *