Në kulmin e sezonit, hapet dhe Korfuzi. Nisin udhëtimet me traget nga Saranda

Pas një periudhe prej një viti e gjysmë është hapur me kapacitet të plotë lundrimi i trageteve për udhëtarët nga Porti i Sarandës drejt Portit të Korfuzit.

Lajmi është konfirmuar nga ministrja Anila Denaj, e cila përmes një postimi në Facebook, bën me dije se duke filluar nga data 5 korrik, do të nisin udhëtimet vajtje- ardhje me shtetin fqinj.

POSTIMI:

Hapja me kapacitet të plotë e lundrimeve të trageteve, për qarkullimin e udhëtarëve nga Porti i Sarandë drejt Portit të Korfuzit, në Greqi, pas rreth një vit e gjysmë pezullimi ka sjellë realizimin e udhëtimeve të para. Nga data 5 Korrik udhëtimet do të nisin vajtje- ardhje dhe ky pritet të jetë një faktor pozitiv për mbarëvajtjen e sezonit turistik. Lehtësimi i qarkullimit erdhi falë edhe masave të marra nga Qeveria Shqiptare për menaxhimin e pandemisë dhe vaksinimin në masë të popullatës.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *