Adele dhe Rich Paul konfirmuan se janë në një lidhje dashurie pak ditë më parë, pasi u fotografuan bashkë në një takim romantik në New York. Nga fotot e siguruara nga ‘The Sun’ Rich Paul shihej që i kishte hedhur krahun rreth shpatullave Adele dhe dukeshin që po e shijonin në maksimum praninë e njëri-tjetrit.
Por një burim pranë Adele ka konfirmuar se dyshja nuk ka diçka serioze, por po shijojnë kohën me njëri-tjetrin, pavarësisht se janë në një lidhje.
“Nuk është shumë serioze, por po kalojnë mirë. Ata kanë miq të përbashkët, kështu që kjo ka qenë gjë e mirë. Ajo po kënaqet dhe është bërë shumë sociale”, ka thënë burimi.
Çifti u vu re së bashku, kur u ulën pranë në finalen e NBA, ndërsa dyshimet i përforcoi një reporter i “ESPN”, i cili u shpreh gjatë një emisioni se Adele është e dashura e Rich Paul.
“Rich Paul sjell të dashurën e tij në ndeshje dhe ulet afër LeBron. E dashura e tij është Adele. Rich Paul është në ndeshje me Adele… Kjo është hera e parë që ata shfaqen bashkë në publik. Kështu që kjo do të jetë në të gjitha tabloidet, veçanërisht në Angli ditën e nesërme” u shpreh Ëindhorst mjaft i bindur për lidhjen e dyshes.