Robert Aliaj ka folur sërish për lojën e Kristit në “Big Brother Vip Albania”. Ndryshe nga herët e tjera, këtë rradhë Roberti e ka një preferencë për vajzat që ndodhen brenda, të cilën e konsideron edhe si të “denjë” për djalin e tij. Artisti i njohur përmendi emrin e Dea Mishel.
“Shkojnë të dy sepse janë njerëz të qetë, janë njerëz që merren vesh me njëri-tjetrin”, tha ai.
Kujtojmë që gjatë realizimit të një prej programeve live në TAR, Ronaldo ngacmoi Dean duke e pytur:
“A ke ndjerë ndonjëherë tension seksual me një prej banorëve në këtë shtëpi?”
“Po. Sa herë të më afrohet Kristi them tani do të më bjerë të fikët. Ndjej një lloj kimie, një lloj tërheqje ndaj Kristit”, ishte përgjigja e Deas.
Pra, pas gjithë situatave dhe aludimeve të Luizit, mos ndoshta vërtetë po lind diçka mes dyshes?