Në selinë e Partisë Demokratike pritët të mbërrijë ditën e sotme rreth orës 13:00, zëvëndës ambasadori amerikan Demian Smith.
Smith do të takohet me me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha për ti dhënë mbështetje në lidhje me të gjithë situatën e vështirë që po kalon PD-ja, megjithatë nuk dihet ende saktësisht se për çfarë do të bisedojnë zyrtarët.
Në orët e para të mëngjesit, në selinë blu mbërriti një pjesë e grupit të Rithemelimit të Sali Berishës, e më pas anëtarë të FRPD-së. të dy grupet, kërkuan që të futeshin në ambientet e brendshme të selisë, por u përballën me dyert e mbyllura.
/Priza.al/