Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu ka denoncuar se procesi i votimit në Memaliaj po dëmtohet. Ai shprehet se procesi në këtë qytet po dëmtohet ashtu si edhe në Dropull. Shehu thotë se pajisjet teknike nuk funksionojnë dhe nuk ka asnjë asistencë teknike duke detyruar votuesit që të largohen.
“Po demtohet ne Memaliaj procesi i votimit! Edhe ne Dropull! Duke i “perzene” votuesit!
Pajisjet teknike nuk funksionojne ne Levan, Kalivac, Maricaj dhe ne tre qendra ne Qytetet te Memaliajt. Si dhe ne Pogon, Catiste, Goranxi te Dropullit!
Nuk ka asnje asistence teknike! Kerkohet te pritet tre ore, perpara se te ndryshoje menyra e identifikimit te votuesve. Kohe e mjaftueshme kjo per te “perzene” votuesit qe po presin!
I bej thirje KQZ te vendose menjehere normalitetin ne votim!
I bej thirje votuesve te nderuar:
—Te qendrojne per te votuar, te mos largohen pa votuar!
Kjo eshte ne interesin e tyre, te Memaliajt, Dropullit, te te gjitheve e kudo!”, tha ai.