“Në mesfushë kam vështirësi”, Inzaghi vendos për Asllanin që në konferencën për shtyp

Kristjan Asllani përgatitet për debutimin si titullar me fanellën e Interit. Mesfushori i kombëtares do të jetë në fushë nga minuta e parë në ndeshjes së shtunës që zikaltërit luajnë ndaj Romës në shtëpi.

20-vjeçari që u transferua këtë sezon nga Empoli, do të ketë përgjegjësinë për të shpërndarë dhe organizuar lojën e Interit, teksa i duhet të zëvendësojë një lider të zikaltërve si Marcelo Brozovic që është i dëmtuar.

Ishte vetë trajneri Simone Inzaghi që në konferencën e zakonshme para ndeshjes theksoi se shqiptari do të startojë nga minuta e parë, edhe për shkak të mungesës së Brozovic dhe dyshimit për Gagliardianin.

“Në repartin e mesfushës kam pak vështirësi, sepse përveç Brozovic, edhe Gagliardini ka pak vështirësi dhe në dy ditët e fundit nuk është stërvitur. Nga minuta e parë do ta nisë Kristjan Asllani, teksa shpresoj që të paktën Gagliardinin ta kem në stol”, tha Inzaghi.

Me tre disfata në pesë ndeshjet e fundit, ndeshja ndaj Romës konsiderohet tejet e rëndësishme për zikaltërit që nuk janë në nivelin e pritshmërive në këtë fillim të sezonit, madje në dyshim është vendosur edhe e ardhmja e trajnerit Inzaghi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *