“Në moshën 3-4 vjeçare mu dogj gjithë trupi, duhej gjaku i…”, rrëfimi tronditës i moderatores: Më ka dhunuar ish-partneri, doja t’i bëja keq vetes!

Moderatorja Erjola Doçi mbrëmjen e djeshme ka treguar kalvarin e vuajtjeve që ka kaluar pas humbjes së babait të saj.

Ajo ka treguar gjithashtu se ka qenë në një lidhje toksike me një person i cili e ka dhunuar atë psikologjikisht dhe fizikisht dhe për këtë arsye ajo ka tentuar edhe të lëndojë veten.

“Në moshën 3-4 vjeçare mu dogj gjithë trupi. 97% mund të isha e vdekur. I vetmi gjak që mund të më shpëtonte ishte i babit. Ai më ka dhuruar një jetë të dytë. I them faleminderit Zotit se ka njerëz që nuk arritur ti thonë baba dikujt.

Më ka marrë malli kur më thërriste Lolita e babit, më jepte siguri. Kur babai im ndërroi jetë, humba forcën time më të madhe. Nuk e prisja që një vajzë kaq e vogël do të kthehej në një grua. Për një familje me 4 vajza, jeta e mamit ka qenë me të zeza. Mërzitem që kam kaluar shumë pak kohë me nënën time. Këto faktorë vinin si pasoja e xozisë, koha e punës në televizion. Vetja më dukej e shëmtuar kalova në depresion por më duhet të dijë të qetëja para kamerave.Kam dashur t’i bëj vetes keq por më dilte fytyra e familjes time para. Dua të kthehem edhe një herë në Erjolën kohë si vajzë. Kam lejuar një njeri të shtypit dhe të ndrydhi ndjenjat e mia, por unë jetoj për ty mami. Të dua shumë”, tha moderatorja. 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *