Fifi duket se po e ndjen mungesën e një mashkulli në jetën e saj, sepse i kërkon vazhdimisht ‘vëllait të madh’ t’i sjellë një të tillë në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
Mbrëmë, teksa po qëndronte në oborr me disa banorë të tjerë, këngëtarja i dha leje Beniadës që t’i dhuronte disa puthje në buzë. Modelja seksi iu afrua menjëherë, pavarësisht pranisë së të tjerëve.
“Vëllai i madh, të lutem ma sill një mashkull ta puth tamam”,- tha Fifi.
Ndërkohë, e gjithë kjo skenë ndodhi përpara syve të Donaldit, tek i cili ishte mbështetur Fifi. Ai tha “Zot i madh!”, duke nënkuptuar se për të, këto veprime janë jo normale.
Megjithatë, vajzat e kaluan me të qeshur dhe vazhduan bisedën me të tjerët përreth tyre.
/Priza.al/