Në Netflix po shfaqet filmi i parë në gjuhën shqipe

“Arbëria” është një film, i cili flet për historinë e një vajze të quajtur Aida, e cila pas vdekjes së babait të saj, rikthehet në vendin e origjinës në Kalabri, nga ku zbulon kulturën dhe traditat arbëreshe.

Fakti që ky film është aktualisht i pari në gjuhën shqipe në Netflix, i ka dhënë edhe më tepër jehonë, përmes së cilit tashmë bota po njeh kulturën dhe historinë e arbëreshëve të Italisë. Regjisorja e tij quhet Francesca Olivieri dhe me krenari ajo pranon në një intervistë për ‘Telegrafi’:

“Arbëria’ është një histori nostalgjie, por edhe një histori konflikti mes të shkuarës dhe të tashmes, origjinës dhe aspiratave. Aida është një grua e guximshme dhe moderne, por edhe melankolike dhe me një personalitet luftarak që jeton ndërmjet nevojës për t’u përshtatur dhe kërkimit të identitetit. Historia e Aidës është frymëzuar pjesërisht nga përvojat personale të tezes sime dhe gjyshes sime, të lindura në Santa Caterina Albanese, në Kalabri, në jug të Italisë. Gjithmonë ka pasur një publik të madh të interesuar për këtë histori, sepse shumë njerëz nuk dinë për historinë e Shqipërisë dhe paraardhësve të saj”.

Në Netflix po shfaqet filmi i parë në gjuhën shqipe,

Në Netflix po shfaqet filmi i parë në gjuhën shqipe,

Në Netflix po shfaqet filmi i parë në gjuhën shqipe,

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *