Në një romancë të re, zbulohet identiteti i partnerit të Afrona Dikës

Edhe Afrona Dika e ka hedhur pas krahëve Blero Muharremin. Disa kohë më parë modelja konfuzoi rrjetin duke publikuar disa foto që tregonin se kishte nisur një romancë të re. Së fundmi është zbuluar edhe identiteti i personit me të cilin është në një lidhje Afrona.

Ne Instagram, një person me emrin James ka postuar një foto i shtrirë, ndërsa para tij duket edhe modelja shqiptare. Nga emri duket se personi në fjalë është i huaj.

Në foton e postuar ai nuk e ka zbuluar identitetin e tij, duke u shfaqur pa fytyrë, ndërsa duket vetëm pak Afrona. “Gjithmonë zjarr,”-shkruan James krahas imazhit, duke i bërë tag edhe Dikës.

Nga ana tjetër edhe Blero Muharremi ka vazhduar jetën e tij. Ka qenë vetë këngëtari i cili e ka bërë publike në rrjetet sociale romancën e tij të re.

Kujtojmë që Blero dhe Afrona janë martuar në vitin 2019 në një ceremoni me familjarë dhe miq të ngushtë. Kjo është martesa e dytë për Bleron, pasi më përpara këngëtari ka qenë i martuar me aktoren Teuta Krasniqi, me të cilën kanë edhe një vajzë me emrin Tara.

Më herët, Afrona ka rrëfyer në një intervistë se ka qenë shumë e paragjykuar nga njerëzit, në lidhje me marrëdhënien e saj me Bleron.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *