Enkelejd Alibeaj me anë të një postimi në Facebook ka deklaruar se demokratët e vërtetë po refuzojnë zdhedhjet e shpallura nga Sali Berisha dhe sipas tij po zgjidhen në poste drejtuese ish-funksionarë të LSI-së.
Kjo deklaratë është kundërshtuar nga deputeti demokrat Belind Këllici i cili shkruan se të emëruarit e ish-kryetarit Basha, po mbajnë të zaptuar faqen e PD në facebook si dhe po e përdorin atë për të sulmuar demokratët.
Postimi i Këlliçit:
Një përgjigje e detyruar për bunkeromanët. Disa të emëruar nga ish kryetari mbajnë të zaptuar prej muajsh faqen e Partisë Demokratike në Facebook, të cilën e përdorën për të goditur shumicën e demokratëve, duke i quajtur “mitingashë non grata” dhe “llum antiamerikan”. Sot kanë nxjerrë një fletërrufe të radhës drejtuar një tjetër demokrati, Z. Santiliano Dule, kryetar i zgjedhur i Grupseksionit nr.1 Berat. Qenkan mërzitur bunkeromanët se në PD ka zgjedhje dhe vendoset me votë. Preferojnë emërimet, se ashtu janë mësuar. Sakaq Z. Santiliano Dule i uroj suksese! Po ju tregoj kartën e tij të anëtarësisë në Partinë Demokratike, e nënshkruar nga deputeti Basha, asokohe kryetar. Përpara për një PD më të bashkuar, më të fortë, më të hapur!