“Në përkujdesje të Republikës”/ Qeveria i jep 150% të pagës së prindërve fëmijëve të dëshmorëve

Qeveria u ka dhënë statusin “Fëmijë në Përkujdesje të Republikës”, fëmijëve të Dëshmorit të Atdheut, Major Klodian Tanushi dhe Dr. Leonard Kamberi.

Kryeministri Rama së bashku me Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu kanë pritur në ambientet e kryeministrisë, fëmijët dhe familjarët e majorit dhe doktorit që humbën jetën në krye të detyrës.

“Janë katër fëmijë të cilët ne sot i akordojmë këtë status. Ia akordojmë tre fëmijëve të Majorit, të dëshmorit të atdheut, Klodian Tanushi dhe mjekut obstetër-gjinekolog të Spitalit Rajonal të Vlorës, doktorit të ndjerë, heroit tonë që humbi jetën nga covid19, Dr. Leonard Kamberi”, tha Manastirliu.

“E kemi krijuar mundësinë që t’i japim mbështetje të plotë fëmijëve deri në 150% të pagës së prindit, deri kur të dalin në jetë. Natyrisht asgjë nuk e kthen prindin, por në të gjitha rastet, këta janë fëmijë të Republikës sepse baballarët e tyre ishin shërbëtorë të denjë të Republikës dhe heronj të Republikës”, u shpreh kryeministri Rama.

Tre fëmijët e Major Klodian Tanushit, Komandant i Kontigjentit Shqiptar në Letoni, i rënë në krye të detyrës gjatë misionit të NATO-s në bazën Adazi në Letoni, janë të moshave 4, 13, 17 vjeç. Statusin “Fëmijë në Përkujdesje të Republikës” e ka marrë dhe vajza 1 vjeçare e Dr. Leonard Kamberi mjekut Obstetër-Gjinekolog të Spitalit Rajonal të Vlorës, që humbi jetën në shërbim të qytetarëve, si pasojë e Covid-19.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *