Nations League është në prag. Shqipëria do të përballet me Izraelin në transfertë dhe Islandën në shtëpi, brenda muajit shtator.
Trajneri i kuqezinjve, Edy Reja ka marrë sot një lajm të keq. Një nga sulmuesit më në formë të përfaqësueses si Myrto Uzuni, gjendja e të cilit thuhet se nuk është aq e mirë.
Situata e Uzunit do të vlerësohet ditë pas dite, por tekniku Reja tashmë ka filluar të mendojë formacionin pa të. Shqipëria renditet në vendin e 3-të me 1 pikë.