Edicioni i dytë i “Big Brother Vip”, pritet të fillojë në 24 Dhjetor, natën e Krishtlindjeve. Teksa misteri mbi datën e nisjes së reality-show-t në Shqipëri është zgjidhur e gjithë vëmendja është tek personazhet e njohur që do të marrin pjesë.
Së fundmi, teksa po realizonte një intervistë, regjisori i njohur Eduart Grishaj, i ka bërë ftesën publike gazetarit, Ermal Qorit për të qenë pjesë e “BBV”.
Grishaj u shprehur se Ermali do të ishte një lojtar me tipin e duhur për reality-show.
“Do vish në Big Brother ti? Mendoje hajde dhe vetëm sa kemi bërë këtë intervistën bashkë e kam kuptuar që mund të eci shumë ky tipi yt në “Big Brother”, edhe nëse e fik kamerën ta them të njëjtën gjë“, shtoi ai.
Përpos kësaj, Grishaj u pyet edhe në lidhje me karrierën e tij. Ai është një nga regjisorët më të njohur për momentin në vendin tonë, me një sërë emisionesh të suksesshme, ku së fundmi ka realizuar edhe filmin “Sofia”.
Në këtë intervistë i pyetur se sa ka ndikuar Arbana Osmani në imazhin e tij, Eduarti u shpreh pozitivisht, duke e konsideruar një nga mbështetjet e tij më të mëdha.
“Arbana më ka ndikuar shumë për mirë, ajo është një nga mbështetjet e mia më të mëdha dhe unë kam besim shumë te ajo, Arbana mendoj se është nivel tjetër edhe në krahasim me koleget e saj dhe këtë nuk e them se është gruaja ime”,përfundoi Grishaj.