Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka dhënë një mesazh të rëndësishëm drejtuar qeverisë në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit.
Në llogarinë e saj në ‘Twitter’, Kim ka kërkuar nga të gjitha autoritetet që të sigurojnë rregullat dhe kushtet për zgjedhje të lira e transparente.
Ambasadorja shkruan se çdo gjë më pak se zgjedhjet e lira, do të shënonte hapa pas për demokracinë dhe votuesit shqiptarë.
Postimi i Yuri Kim:
“Kujtesë: Është absolutisht e rëndësishme për autoritetet të sigurojnë që rregullat dhe kushtet e zgjedhjeve janë – në fakt dhe nga perceptimi – të drejta, me kohë dhe transparente. Çdo gjë më pak do të ishte dëm për votuesit dhe një hap prapa për demokracinë”.
/Priza.al/