Të paktën 10 grabitje janë zbardhur nga policia e Spanjës. Autoritetet bëjnë me dije se dy shqiptare autor të grabitjes së banesave kanë rënë në pranga. Të arrestuar kanë mbetur një 27-vjeçar dhe një 35-vjeçar të akuzuar si anëtarë të një grupi kriminal.
Bëhet me dije se gjatë hetimeve janë zbuluar të dhëna që tregojnë se kishin kryer grabitje edhe më parë jo vetëm në Spanjë, por edhe në vende të ndryshme europiane.
Grupi fillimisht zgjidhte zonën ku do të vepronte, kryesisht fokusoheshin tek banesat luksoze.