Një 30-vjeçar është vënë në pranga nga policia greke lokale mëngjesin e sotëm, pas denoncimit të një turisteje angleze, se ka tentuar ta shfrytëzojë seksualisht.
Mediat greke shkruajnë se turistja ka thënë se ishte e dehur dhe ndodhej në një park në Rodos, kur 30-veçari i është afruar dhe ka nisur ta prekë.
“Më ngriti fundin, dhe më beri foto. Tentoi të më përdhunonte”, ka deklaruar ajo, ndërsa ka thënë se ka qenë në gjendje të dehur.
I riu ka mohuar akuzat, duke thënë se i është afruar pasi e ka parë të qante.