Në pranga 38-vjeçari; vodhi ‘i pashqetësuar’ automjetin në mes të ditës (Video)

Një 38-vjeçar ka vjedhur një automjet në pronësi të një shtetaseje, duke e marrë fillimisht me karotrec, dhe duke e shitur.

Policia ka vënë në pranga shtetasin me inicialet E. B. si dhe ka proceduar në gjendje të lirë një shtetas tjetër, për përvetësim të mallrave të vjedhura.

Shtetasi E. B. dyshohet se është autor i dy vjedhjeve të ndodhura gjatë javës së fundit, konkretisht më datë 27.04.2023, në rrugën “Hoxha Tahsim”, dyshohet se ka vjedhur me një karrotrec, automjetin e shtetases T. N., ndërsa më datë 03.05.2023, në rrugën “28 Nëntori”, dyshohet se ka vjedhur motomjetin e shtetasit A. H., të cilin më pas ia ka shitur shtetasit F. S.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti i vjedhur dhe motomjeti i vjedhur, si dhe një aparat celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *