Një 40-vjeçar i shpallur në kërkim nga policia, është arrestuar ditën e sotme në Tiranë. 40-vjeçari ka kërcuar me mesazhe një punonjës policie.
Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale M.K. ,40 vjeç.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 ndaluan shtetasin M. K., 40 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”, pasi ka kanosur një punonjës policie, duke i dërguar mesazhe në celular.
Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin R. C., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan, një përforcues grushti (dorezë metalike).
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin E. Rr., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:
– I. A., 51 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin e tij, është përplasur me autobusin me drejtues shtetasin B. H.;
– D. M., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin (taxi), pa leje drejtimi;
– A. J., 50 vjeç, banues në Kamzë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke drejtuar automjetin është përplasur me autobusin me drejtues shtetasin Dh. N., 50 vjeç, banues në Kamzë. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasi A. J. dhe pasagjeri në automjetin e tij, shtetasi Gj. B., 51 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
—
Në Komisariatin e Policisë Nr. 5 është paraqitur shtetasi R. D., 40 vjeç, i cili ka kallëzuar se është larguar nga banesa vëllai i tij, shtetasi H. D., 43 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.
Në Komisariatin e Policisë Nr. 6 është paraqitur shtetasi B. M., 61 vjeç, i cili ka kallëzuar se është larguar nga banesa bashkëshortja e tij, shtetasja P. M., 38 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.