Në pranga dy të rinj në Mirditë/ Kultivonin lëndë narkotike, ju gjetën edhe dy automatikë

Autoritetet policore në Mirditë të Lezhës kanë finalizuar operacionin policor “Bulshar”, si pasojë e këtij operacioni kanë rënë në pranga dy persona për kultivim të bimëve narkotike.

Sipas, njoftimit të policisë autorët e arrestuar janë përkatësisht, Drilon Nika,30-vjeç, banues në Thumanë dhe Kledison Gjeçi, 21-vjeç, banues në Bulshar, Mirditë.

Gjithashtu, më njoftim thuhet se këtyre shtetasve u janë sekuestruar dy automatikë, dy radio si të Policisë, kubikë me fara kanabisi, llamba elektrike dhe pajisje të tjera.

Ndonëse, vijon hetimi për persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

NJOFTIMI NGA POLICIA

“Mirditë, Lezhë
Finalizohet operacioni policor i koduar “Bulshar”, për goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje.
Operacioni nga DVP Lezhë dhe Komisariati i Policisë Mirditë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethi Gjyqësor Lezhë.
Vihen në pranga 2 shtetas, autorë të tentativës për kultivimin e bimëve narkotike dhe posedues të armëve të zjarrit.
Sekuestrohen 2 armë zjarri, radio marrëse-dhënëse si ato të Policisë, kubikë me fara narkotike kanabis, llamba elektrike termale dhe pajisje të tjera që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike.
Strukturat policore në DVP Lezhë, në vijim të punës së pandërprerë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të kultivimit të bimëve narkotike, pas informacioneve të marra në rrugë operative se në zonën e Bulsharit, Mirditë, disa persona po tentonin të kultivonin bimë narkotike, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, pas një hetimi disajavor, kanë finalizuar me sukses operacioni policor të “Bulshar”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
-D. N., 30 vjeç, banues në Thumanë dhe K. Gj., 21 vjeç, banues në Bulshar, Mirditë.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në vendin e quajtur “Bulshar”, Njësia Administrative Orosh, Mirditë, në një serë, kishin kultivuar në kubikë dhe në tokë fidanë narkotike kanabis.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në një ambient që këta shtetas kishin përshtatur për strehim u gjetën dhe sekuestruan 2 armë zjarri automatikë, 2 radio marrëse-dhënëse si ato të Policisë dhe pajisje të ndryshme elektrike që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike.
Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.
/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *