Në pranga i riu në Gjirokastër, përndiqte një 18-vjeçare

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër ndaluan shtetasin F. M., 27 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi në këtë Komisariat, është paraqitur një shtetase 18 vjeçe, e cila ka kallëzuar se 27-vjeçari e përndiqte në mënyrë të vazhdueshme, për një periudhë kohore 2-vjeçare.

Materialet në ngarkim të shtetasit F. M. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Policia falënderon mediat për bashkëpunimin dhe i fton që të denoncojnë në strukturat e Policisë, çdo rast paligjshmërie, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm dhe ligjor.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *