Në pritje të kontrollit nga BE, fondet e IPARD-it kismet në 2026-tën

Shuhen shpresat për këtë vit. Fondet e programit të financimit nga Brukseli për bujqësinë dhe jo vetëm, IPARD III nuk do të hapen për këtë vit.

Fondet u bllokuan në vitin 2023 pas denoncimeve dhe skandaleve për abuzime të shumta. Mes përfituesve ishin edhe njerëz të botës së krimit por edhe të afërm të qeveritarëve.

Në vjeshtën e këtij viti do të auditohen të gjitha masat që institucionet kanë marrë për të mbrojtur fondet e BE e më pas pritet vendimmarrje.

Programi IPARD III me vlerë 112 milionë euro me shumë shpresë pritet që të hapet në vjeshtë të vitit 2026.

9 fushat ku përfitojnë fermerët nga fondet e BE-së janë infrastrukturë rurale, ndërtim tregjesh, për Agro-përpunim apo Agro-turizëm, pylltari, asistencë teknike e këshillim.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *