Kristjan Asllani po pret shansin e artë për të luajtur titullar te Interi. Mesfushorin shqiptar mund ta shikojmë në fundjavë ndaj Romës nga minuta e parë, ndihmuar këtu nga fakti se Brozovic është i dëmtuar, ndërsa Calhanoglu nuk është rikuperuar në 100 përqind.Asllani ka dhënë një intervistë për Tuttosport, ku vlerëson në maksimum rivalin.
“Kemi parasysh vetëm ndeshjen e së shtunës kundër Romës. Roma është një ekip i fortë, të shohim se si do të shkojë, por ne duhet të luajmë për tre pikët. Ne punojmë gjithmonë mirë gjatë javës, jam i sigurt se do të vijnë rezultatet” – tha ai.
“Sigurisht që ne besojmë në Scudetto, sigurisht, ne luajmë për këtë. Në Champions League do të duhet të luajmë për të fituar kundër Barcelonës. Por ne do të mendojmë për të kur të vijë java e Champions League” – Shtoi Asllani.
20 vjeçari është aktivizuar në vetëm 2 ndeshje me Interit.