Dhjetëra qytetarë kanë mbetur të bllokuar me orë të tëra në Portin e Vlorës, pasi presin nisjen e tragetit drejt Italisë.
Të shtrirë në tokë, burra, të moshuar, gra e fëmijë presin në port duke mos pasur ende asnjë informacion se kur do të nisen drejt Italisë.
Trageti drejt Brindizit ishte planifikuar të nisej në orën 22-30 të mbrëmjes së kaluar, por për arsye që nuk dihen, lundrimi është shtyrë. Kjo gjë ka bërë që udhëtarët të bllokohen në port.
/Priza.al/