Publicisti, Edmond Tupja ka bërë parashikimin e radhës se kryeministri Edi Rama do ta mbyllë karrierën e tij si presidenti i Shqipërisë, pas ezaurimit të mandatit të 4 vjeçar.
Sakaq, Tupja shton se Rama si kryeministër i ka krahët e ngrohta pasi SHBA-në e ka pas.
Si dhe nuk e cilëson surprizë faktin se në një të ardhme të afërt, të gjithë të kemi pasaportë amerikane.
“Qeveria Rama i ka krahët e ngrohta. Është bërë marrëveshja me SHBA që këtu është zonë gjeopolitike dhe strategjike, amerikanët mund ta konsiderojnë veten si vendin e tyre. Më kujtohet historia e Porto Rikos, në fund të shekullit XIX-të Spanja, fuqi kolonialiste, jashtëqitje amerikane. SHBA me ta marrë pajisën gjithë banorët e këtij ishulli me pasaportë amerikane. Porto Riko u quajt shtet ortak i SHBA. Mos u habitni kur një ditë të shpallemi shtet ortak i SHBA dhe me qitje të largët të bëhemi shteti i 51-të.
Do të kishim të gjithë pasaportë amerikane ndoshta, edhe qentë dhe macet shtëpiake. Por duke lënë mënjanën ironinë, shpërblehet ai që qëlloi në atë moment kur u bë kjo marrëveshje, erdhi baza. Rama nuk lëviz nga pushteti. Ka përmendur dy herë në fjalët e tij jo rastësisht vitin 2029. Këtë mandat do ta mbarojë deri në 2025 dhe pastaj do jetë President nëse nuk është aq i babëzitur sa të bëhet përsëri Kryeministër. Dhe pastaj do të shkojë të merret me pikturë siç e ka deklaruar dhe vetë dikur në Francë. Kjo është marrëveshja që është bërë kështu që ai ndihet i sigurt deri në 2029”, tha Tupja.