Ditën e sotme ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ka dalë para SPAK për t’ju përgjigjur pyetjeve, ndaj akuzave që rëndojnë.
Mësohet se Koka ka pohuar se i ka zbatuar procedurat për ngritjen e komisionit për prokurorimin, në lidhje me truallin që është përdorur nga inceneratorët. Sakaq, mohon të ketë lidhje me kompanitë për të cilat akuzohet se ka marrë para.
“S’u trajtua si truall, por si tokë arë në shpronësim. Kam zbatuar procedurat për ngritjen e komisionit për prokurimin. Kompanitë që flitet se kam marrë lekë nuk i njoh”, mësohet të ketë thënë Koka.