Reperi Cllevio Serbiano, emri i vërtetë i të cilit është Kleviol Ahmeti, ndodhet prej disa ditësh pas hekurave, pasi theu masën e sigurisë “arrest shtëpie”, kur shkoi në Durrës dhe u dhunua nga Noizy në lokalin e këtij të fundit.
Por, mbrëmjen e djeshme ai ka thyer rregullat edhe brenda qelisë, pasi ka gjetur mundësinë për të hyrë ‘live’ në rrjetin social Instagram. Videot e bashkëbisedimit të tij me një vajzë po bëjnë xhiron në të gjitha rrjetet sociale.
Gjatë bashkëbisedimit, Cllevio Serbiano ka treguar tekstin këngës së re që ka krijuar nga qelia, ku fokusin si gjithmonë e vendos tek tipi i tij “gangster”.
Ai gjithashtu thotë se në burgun e Fierit e ka pritur “gjahtari i Vlorës”, teksa shton më tej se në të njëjtin burg ndodhet dhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri si dhe Kakamat e Vlorës. Cllevio thotë se Tahiri ka frikë nga qorrat e Vlorës.
Kujtojmë se pas disa ditëve në burgun 313 në kryeqytet, Tahiri u zhvendos në burgun e Fierit ku do të vuajë dënimin me 3.4 vite burg të dhënë nga Apeli i GJKKO-së për akuzën e shpërdorimit të detyrës.