Paulo Zaneti, është prezantuar si trajneri i ri i Empolit, objektivi i tij dhe i klubit toskan është të mbijetojnë në elitën e futbollit italian. Në konferencë për shtyp trajneri u ndal te Nedim Bajrami dhe roli i tij në skuadër:
“Të gjithë ekipet që kam drejtuar kanë qenë agresive, si në fazën ofensive ashtu dhe në mbrojtje. Në treshen përpara shoh një skuadër shumë dinamike, kemi lojtarë të rëndësishëm si Nedim Bajrami. Një trajner duhet të përshtatet me karakteristikat e lojtarëve. Shpresoj që ai të qëndrojë me ne”, u shpreh ZaneKujtojmë që për Bajramin interesohen klube si Sassuolo dhe Fiorentina, me këta të fundit që kanë paraqitur edhe një ofertë zyrtare në dyert e Empolit.