Frrok Gjini ka pranuar mandatin e deputetit, pasi Benet Beci la mandatin për të kandiduar për bashkinë e Shkodrës.
KQZ ftoi Gjinin për të marrë mandatin pas refuzimit të Ilir Beqajt për të zëvendësuar Becin.
Gjini pritet të marrë mandatin gjatë mbledhjes së nesërme të KQZ-së.
Në fillim të Prillit morën mandatin edhe katër deputetë të rinj. Shkëlqim Bullari nga radhët e PS zuri vendin e Besjan Ajazit, i cili kandidon për bashkinë e Gramshit. Asllan Dogjani mori mandatin pasi Belind Këlliçi hoqi dorë për shkak të kandidaturës për bashkinë e Tiranës. Lodovik Hasani pasoi Zef Hilën në Shkodër, kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Ndërsa Qani Xhafa zuri karrigen e Luçiano Boçit, kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Elbasanit.