Në radhë për shërbim, qytetarët revoltohen dhe thyejnë xhamat e Urgjencës në spitalin e Durrësit
Radha e gjatë dhe mungesa e bluzave të bardha ka sjellë irritimin e shumë qytetarëve në Durrës të cilët kanë nisur të gjuajnë me gurë në drejtim të xhamave të dritareve tek pjesa e Urgjencës. Ngjarja ka ndodhur këtë mesditë.
Mësohet se sot në spitalin e Durrësit ka pasur fluks pacientësh me simptoma helmimi e viroza stinore, por në pavionin e Urgjencës ndodhej vetëm një mjek. Dhjetëra pacientë presin prej orësh në korridor dhe janë revoltuar. Policia e Durrësit ka shkuar në vendin e ngjarjes, por ende nuk dihet nëse ka të shoqëruar për ngjarjen në fjalë.