Po të hedhësh një sy në faqet zyrtare në rrjetet sociale të qendrës “Orenda” në Pejë, mund të mendosh se aty është një “parajsë” për të moshuarit që qëndronin. Por pas postimeve dhe “qendrës perfekte”, fshihet një e vërtetë tragjike që të gjithë e pamë ditën e djeshme.
Dhuna e një infermiereje të re ndaj një të moshuare e cila rezulton të jetë nëna e dëshmorit të UÇK-së Taulant Nuraj, ka “pushtuar” rrjetin ditën e sotme, ku kanë qenë të shumta komentet indinjuese.
Por vetëm disa muaj më parë qendra ku qëndronte e moshuara e cila u dhunua barbarisht nga një punonjëse, shkruante në Facebook se: “Dhuna ndaj të moshuarve është një veprim i metë”.
Me sa duket kjo qendër ecën me parimin “bëj si them unë, e mos bëj si bëj unë”. Postime me dekore Halloween-i, evente apo mburrje me “çertifikata”, nuk kanë asnjë vlerë kur brenda atyre mureve, të moshuarit e pambrojtur dhunohen barbarisht nga ato që supozohet që duhet të kujdeseshin për ta. Ja çfarë shkruante qendra “Orenda” vetëm disa kohë më parë:
“Të moshuarit janë përsona të dashur që kanë nevojë për kohën dhe kujdesin e të tjerëve. Të gjithë të moshuarve iu urojmë shëndet së pari e gjitha të mirat në jetë. Të jetoni gjatë që të mësojm shumë nga Ju!”/inconstyle