“ Në Shqipëri bëhet pazar gjaku për 5 milionë lekë”, avokati i njohur nxjerr në dritë prapaskenat dhe jep deklaratën e fortë se çfarë ndodh pas aksidenteve

Avokati,  Idajet Beqiri ka folur ditën e djeshme në lidhje me aksidentin që ndodhi ditën e shtunë tek Rruga e Kavajës, ku një çift bashkëshortësh dhe foshnja e tyre 3-muajshe u përplasën nga një makinë.

Avokati u shpreh se në shumicën e aksidenteve kur familja është e pamundur nga ana ekonomike, personi përgjegjës i ofron atyre një shumë parash që të mos ngrenë akuza dhe drejtësia bën sikur këtë gjë nuk e vë re.

Sakaq, shtoi se ky është ai lloj pazari që bëhet me gjakun, duke i ofruar 5-10 milionë lekë të vjetra.

“Pjesa më e madhe e atyre që i shkaktojnë këto aksidente shkojnë edhe tek familja. I kërkojnë të tërheqë padinë dhe madje u ofrojnë edhe para. E shikojnë që janë familje të varfra që nuk kanë mundësi ekonomike e që për 5 milionë lekë apo 10 milionë lekë të vjetra ta japin deklaratën si të duash ti. Thjesht që të mbajnë fëmijët e kështu shtohen krimet. Edhe drejtësia e pranon këtë gjë sepse abuzohet në këtë drejtim. Ky është pazari që bëhet me gjakun”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *