Në Shqipëri kërkohet për vrasje të dyfishtë, Florenc Çapja prej ditësh qytetar i lirë në Emiratet e Bashkuara

Florenc Çapja, i cili kërkohet në Shqipëri për vrasjen e babë e bir, Nezir dhe Gentian Beqiri, duket se që prej 12 korrikut është një qytetar i lirë në Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe nuk është më në mbikqyrje nga autoritet.

Avokati i tij mbrojtës, Neshat Fana deklaroi se Florenc Çapja ka qëndruar për një periudhë kohe nën mbikëqyrje në një banesë në Dubai, por tashmë është lënë i lirë. Çapja pretendon sipas një e-maili dërguar Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar se nuk ka marrë asnjë dijeni për procesin që po zhvillohet ndaj tij në Shqipëri dhe se për këtë arsye autoritetet në Emiratet e Bashkuara e kanë lënë të lirë.

Çapja ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi akuzohet se është porositësi dhe organizatori i vrasjes së Nezir dhe Gentian Beqirit. Ndërkohë që në burg për vrasjen e dyfishtë, në pritje të përfundimit të hetimeve, është xhaxhai i tij, Ardian Çapja. Për Florencin, Gjykata në Shqipëri ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg”, në mungesë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *