“Në Shqipëri mafia ka shtetin e vet” Fatos Lubonja: Prodhojmë 100 herë më shumë krime sesa Brazili

Fatos Lubonja i ftuar në emisionin “Open” në News24 me Eni Vasilin, ka folur në lidhje me operacionin “Gold Bullet”, dhe mbi faktin nëse kjo mund të quhet arritje e SPAK apo jo.

Lubonja ka thënë se nga SPAK pret që të zbulojë mënyrat se si janë zbardhur paratë e krimit.

“Del sikur na ra një Dumani nga qielli që na zbuloi gjithë këto krime të mëdha e banda, por sipas meje ne i njohim këto. E kam thënë, një fakt shumë dramatik se nuk është çështje kronike të zezë por drame të Shqipërisë. Është bërë një investigim për 2018-2020 dhe numri i të arrestuarve për kokainë në Europë është 266 për Shqipërinë, brazilianët 255 dhe Kolumbia me 156. Kjo më intereson. Brazili është 212 milion banorë ne 2 milion e ca.

Ky numër që ne jemi kampion, tregon që jemi shoqëri që prodhon krim 100 herë më shumë se Brazili. Këto kriminelë, unë nuk shoh gjë për SPAK siç e përfytyroj unë SPAK, shoh se sikur janë në botën e nëndheshme të krimit ku zbriti policia dhe i gjeti sikur kjo bota ska fare lidhje me botën tonë. Në fakt e nën-dheshmja ka kap të mbi-dheshmen. Nga SPAK pres që të nxjerrë çfarë është bërë në dhjetë vjet që të kapen këto persona.

Mendoj që nëse çdo shtet ka mafien e vet, këtu mafia jonë ka shtetin e vet. nga SPAK nuk pres të kapi këta që kapi, ku njoh vetëm 2 3 emra që në fakt nuk janë kapur, por dua të di ku janë zbardhur paratë, si, në bashkëpunim me çfarë administrate e njerëzish, me çfarë formash lojëra fati apo ndërtime. Kjo është puna e SPAK sipas meje. Çfarë nami po bën SPAKu? 266 kanë kapur ata jashtë. Po numri i atyre që nuk kapet që zakonisht është 1 me 10. Shih gradacelat që ndërtohen me para të zeza e shih ku jemi ne si Shqipëri.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *